Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Policia operacion në KRUJË, 9 të arrestuar (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Krujës ka zhvilluar  operacionin kundër ndotjes së mjedisit për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve. Ndërsa në pranga kanë rënë 9 persona.

 

Policia njofton se janë arrestuar 9 shtetas,  të cilët  në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë,  pas  informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi  disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e  gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive,  goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë .

Si rezultat nga Poliia e Krujës janë  arrestuar në flagrancë shtetasit:

  •  Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;
  • Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;
  • Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;
  • Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;
  • Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;
  • Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;
  • Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;
  •  Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;
  • • Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet  kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar në nenin 201, 25, 22  të Kodit Penal.

Policia e Krujës falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të ligjit duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Më shumë

spot_img