Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Policia operacion në Durrës: Prangosen 3 dibranët që shisnin mina, i bënin me telekomandë dhe merrnin 3000 euro/copa (EMRAT-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona të lindur në Dibër dhe banues në Sukth të Durrësit janë arrestuar nga Policia pas një operacioni të zhvilluar në qytetin bregdetar. Newsbomb.la. mëson se janë prangosur shtetasit Ilir Alliu, Edmond Bardhi dhe Bledar Çakalli.

Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona me tendencë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së minave me telekomande, po tentonin të shisnin disa mina me telekomandë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Muzeu”.

Në kuadër të këtij operacioni, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

– Ilir Alliu 47 vjeç, Bledar Çakalli 31 vjeç dhe Edmond Bardhi 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Këta shtetas u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues shtetasin Ilir Alliu dhe pasagjerë shtetasit Bledar Çakalli 31 vjeç dhe Edmond Bardhi 37 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezultoi se këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img