Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia operacion në Dibër, Bulqizë dhe Mat për drogë, vihen në pranga 3 persona dhe procedohen penalisht 4 të tjerë (Çfarë u sekuestrua)

Shkruar nga Newsbomb
Nga operacioni

Policia ka zhvilluar një aksion në Dibër, Bulqizë dhe Mat për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 3 persona dhe po procedohen penalisht 4 të tjerë.

Në pranga ka rënë R. I., 42 vjeç, banues në Tërnovë, Bulqizë, i cili u kap në fshatin Tërnovë, me automjetin "Land Rover", duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike. Ky person dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike.

Njëkohësisht në Mat është vënë në pranga A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar se ai kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e shtëpisë së tij.

DETAJE nga policia: Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Tërnova".

Operacioni i zhvilluar në Dibër, Bulqizë dhe Mat.

Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

Vihen në pranga 3 persona dhe procedohen penalisht 4 të tjerë.

Në zbatim të plan-operacionit të bërë nga DVP Dibër janë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në  informacionet e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor "Tërnova", si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. I., 42 vjeç, banues në Tërnovë, Bulqizë, i cili u kap në fshatin Tërnovë, me automjetin "Land Rover", duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullonte në mjet me shtetasin  R.I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike. Ky shtetas dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e  shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve  narkotike.

Njëkohësisht në Mat është vënë në pranga shtetasi A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar se shtetasi A. P. kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Po në vijim të plan-operacionit, janë evidentuar dhe goditur 4 raste të krimeve mjedisore dhe janë proceduar penalisht shtetasit:

V. B., E. J., pasi janë konstatuar duke bërë ndërtime pa lejen e organeve kompetente.

I. D., A. Z., pasi janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu