Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia nxjerr videon: Shemb murin e magazinës dhe gjen arsenalin e armëve të ‘mbështjellë’ me flamurin e PD; automatikë, kundërajrorë, granata e predha antitank

Shkruar nga Newsbomb
Policia nxjerr videon: Shemb murin e magazinës dhe gjen arsenalin e

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e frikshme nga operacioni i SPAK dhe Policisë së Tiranës, pas kontrollit të amienteve në pronësi të shtetasit të në kërkim Sokol Xhura.

Çfarë gjeti aty ishtë një arsenal i tërë armësh luftarake.

Nga pamjet që shpërndan Policia e Tiranës për mediat, shihen dhjetëra armë të modeleve të ndryshme, të sofistikuara dhe me precizion të lartë, të fshehura në një depo të izoluar me mur në një magazinë, të mbështjella me flamurin e PD, armë në pronësi të të shpallurit në kërkim Sokol Xhura.

- 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Sokol Xhura është shpallur në kërkim pak ditë më parë në bazë të operacionit të koduar “Kompleksi”, që u zhvillua pak ditë më parë ën Tiranë, ku u zbuluan 18 baza armatimi. Si rezultat u arrstuan shtetasit Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi; ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Sokol Xhura, i cili është larguar jashtë vendit pak javë para operacionit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll