Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia nxjerr pamjet, si u arrestua nëpër shkurre i riu që donte të vriste kushëririn me pushkë në Maliq (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit ëpr kapjen e të riut 23-vjeçar i cili pas një sherri për motive të dobëta, tentoi të vriste kushëririn e tij.

Ervin Guri u arrestua në flagrancë në një zonë të thellë të Maliqit nëpër shkurre, teksa shihet se shoqërohet nga efektivi pa pranga në duar.

Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes u gjet dhe pushka me të cilën ai qëlloi.  

Njoftimi i policisë/ Maliq

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, bie në prangat e Policisë 23-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. G., si edhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img