Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Policia nxjerr pamjet e operacionit “Syri i Sheganit”: Ja momenti i arrestimit të grabitësve të bankës në Koplik, RENEA gjen armën e përdorur në ngjarje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka publikuar pamjet nga megaoperacioni policor i koduar “Syri i Sheganit”, ku u arrestuan 9 shtetas, procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Gjatë këtij operacioni u zbardh ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik, Malësi të Madhe, ku u grabit filiali i një banke, ndërsa u arrestun Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, si edhe shoku i tyre Bekim Gurraj, 22 vjeç.

Gjatë kontrollit nga polumbarët e RENEA-s, deri tani është gjetur njëra nga armët e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë kryerjes së grabitjes së vlerave monetare.

Gjithashtu u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

“Gjatë këtij operacioni u zbardh ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik, Malësi të Madhe. Gjithashtu u zbulua një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Vihen në pranga 9 shtetas, procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, si dhe prova të tjera materiale që i shërbejnë hetimit për dokumentimin me prova ligjore të grabitjes me armë dhe dhunë të filialit të bankës në Koplik të Malësisë së Madhe.

Gjatë kontrollit nga polumbarët e RENEA-s, deri tani është gjetur njëra nga armët e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë kryerjes së grabitjes së vlerave monetare” njofton policia.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img