Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Policia nuk dha leje, reagon Sali Berisha: Vasalët e Edi Ramës nuk njohin ligjin, bulevardi do të buçasë nga thirrjet e popullit opozitar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për vendimin e njoftuar dje nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila nuk dha leje për protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga opozita. Sipas Policisë, cënohet siguria kombëtare dhe publike, pasi në këtë ditë në Tiranë vijnë liderët europianë.

Berisha i quajti drejtuesit e Policisë “vasalë të Edi Ramës”, të cilët sipas tij, nuk njohin ligjet e Shtetit dhe Kushtetutën. Mos-dhënia e lejes nuk e pengon ish-kryeministrin të ftojë kryeqytet shqiptarët, pasi siç thotë, bulevardi do buçasë nga thirrjet kundër Edi Ramës.

“Ai refuzim është nul, i paqenë, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi nga populli opozitar i cili më datë 6, në ora 12.00, do të vërshojë në Bulevardin e Tiranës. Ëndrrën europiane e kanë më të çmuarën për fëmijët dhe të ardhmen e tyre”, shtoi kryetari i PD.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës, për protestën e 6 dhjetorit:

Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim të Policisë së Shtetit, i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës, se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve. Por, krahas kësaj ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin ajo vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim t’i drejtohet dhe të njoftojë Policinë.

Së treti, Policia e Shtetit, Edi Rama, s’është Policia është Edi Rama. Po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë që të gjithë ata vijnë në Tiranë, përveç Edi Ramës, janë burra dhe gra, shtetarë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre.

Komisioni Europian, pikërisht për të qartësuar pozicionin europian në raport me të drejtën e qytetarëve për protesta, kërkoi publikisht që e drejta e qytetarëve shqiptarë për protestë të respektohet.

Ndaj dhe ai refuzim është nul and void. Është i paqenë, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, i cili është i tmerruar nga populli opozitar, që më datën 6, në ora 12.0, do të mbush bulevardin e Tiranës, si kurrë në historinë e tij.

 

Në këtë protestë, më datën gjashtë, në ora 12.0, do të vërshojnë të gjithë ata të cilët ëndrrën europiane e kanë ëndrrën më kryesore, më të çmuar për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre.  Më datën 6 do të vërshojnë në rrugët e Tiranës të gjithë ata që shohin vlerat europiane si vlerat më të çmuara, për ata, për shoqërinë, për kombin, për Shqipërinë.

Pra, do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë.  Do të jetë një protestë në të cilën do të buçasë në të katër anët thirrja “E duam Shqipërinë si Europa”.

Do të buçasë në të katër anët thirrja “Edi Rama dhe narkoshteti nuk përfaqësojnë Shqipërinë”, “Edi Rama, kryehajduti i Europës dhe botës”, “Edi Rama, dhunues kryesor në Europë i votës së lirë, pas Lukashenkos dhe Putinit”, “Edi Rama, një tradhtar i vërtetë i kombit shqiptar”, “Një vasal i verbër i Aleksandër Vuçiçit, avokat mjeran i Serbisë së vogël dhe interesave të Putinit”.

Pra, kemi kaq motive për të qenë më datë 6 në sheshet dhe rrugët e Tiranës, duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë, të cilët i përshëndesim dhe e konsiderojmë atë një nderim të madh për kombin shqiptar, por në asnjë mënyrë dhe asesi për Edi Ramaën, i cili nuk përfaqëson shqiptarët, vullnetin e tyre të lirë.

Përfaqëson narkoshtetin që ka ndërtuar, përfaqëson aferat e tmerrshme korruptive mbi të cilat është zhytur, vjedhjet e mëdha. Përfaqëson gjithçka që e shndërroi këtë popull përsëri në popullin e gomoneve, “boat people”. Kështu që ne duhet të jemi aty, të gjithë së bashku, dhe do jemi!

Lexo edhe: Policia ndalon PROTESTËN e Berishës më 6 dhjetor në Bulevard: Rrezik për sigurinë kombëtare dhe atë publike

Më shumë


spot_img









spot_img