Hapësire reklamuese

Politikë

Policia nuk dha leje për protestën e 6 dhjetorit/ Vjen reagimi i parë nga PD: Nuk marrim leje për të protestuar, vetëm njoftojmë

Shkruar nga Newsbomb
Policia nuk dha leje për protestën e 6 dhjetorit/ Vjen reagimi i

Partia Demokratike ka reaguar pas qëndrimit të Policisë e cila refuzoi të japë leje për protestën e datës 6 Dhjetor në Tiranë, ditën kur do të vijnë liderët e BE-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, është shprehur mbrëmjen e sotme për "Klan News" se ata kanë njoftuar policinë, në lidhje me tubimin, pasi nuk marrin leje për të ushtruar të drejtat e qytetarëve. Ai ka thënë se protesta e qytetarëve është një e drejtë demokratike dhe askush nuk mund ta ndalojë.

“Policia nuk ka dhënë leje për protestën paqësore.Protesta është e drejtë demokratike e fituar që në Dhjetor të ’90. Askush nuk mund të ndalë të drejtën për të protestuar. Askujt në Shqipëri ne nuk i marrim leje për të protestuar. Në bazë të ligjit njoftojmë, kaq është detyrimi ligjor”, ka thënë Noka.

Lexo edhe: Policia ndalon PROTESTËN e Berishës më 6 dhjetor në Bulevard: Rrezik për sigurinë kombëtare dhe atë publike

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll