Tirana
overcast clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1kmh
100 %
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
Hën
8 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Policia nuk dha leje për protestë, reagon PL: Banda e Ramës bllokon qëllimisht vendimin e Kushtetueses për tubimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar për protestën e 6 dhjetorit, të ndaluar nga Policia.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili  shkruan se “banditizmi antikushtetues i Edi Ramës, qe bllokon në Kuvend Vendimin e Kushtetueses për tubimet”.

Sipas tij Rama ka frikë nga protestat dhe vandalët politkë bllokojnë qëllimisht vendimet Kushtetuese.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Banditizmi antikushtetues i Edi Rames, qe bllokon ne Kuvend Vendimin e Kushtetueses per Tubimet!

Bllokimi i Projektligjit te paraqitur nga deputetet e Partise se Lirise Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, per zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese per “Tubimet” eshte prova e banditizmit te rilindasve, qe kane zaptuar Kuvendin e Shqiperise.

Kuvendi rilindas si kurre here me pare ka guxuar te bllokoje edhe zbatimin e Vendimit te Gjykates Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.

Banda e Edi Rames, qe ka zaptuar parlamentin po sillen si vandale politike, shkaterrimtare te shkallmues te intitucionit te kuvendit.

Kuvendi duhet te kishte ndryshuar qe nje vit me pare Kodin Penal sipas Vendimit te Kushtetueses qe e urdheron kete.

Ne pergjigje te bllokimit te qellimshem nga Kuvendi deputetet e Partise se Lirise paraqiten projektligjin, qe qendron i bllokuar me muaj te tere.

Banditet e Edi Rames votojne me vrap hajduterine e Portin e Durresit kurse Vendimin e Gjykates Kushtetuese e bllokojne ne menyre mafioze duke e shnderruar Kuvendin nga Institucion ne paçavure rilindase.

Kjo eshte fytyra e banditizmit politik te shkallmuesve te Edi Rames ne Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla eshte njoftuar me leter zyrtare nga une muaj me pare, por bllokimi i qellimshem vazhdon me urdher politik te Edi Rames.

Dhe ka surrat e flet per qeverisje Edi Rama.

P.S. Letra drejtuar Nikolles dhe Projektligji i deputeteve te Partise se Lirise.

Më shumë


spot_img









spot_img