Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Policia njoftim zyrtar për plagosjen e Ardjan Narkaj: Fshihej në një stan bagëtish, RENEA i bëri thirrje të dorëzohej, ai tentoi të largohej i armatosur por efektivët e neutralizuan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka dhënë njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i plagosur 52 vjeçari Ardjan Narkaj, i cili ishte një person i shpallur në kërkim.

Sipas policisë, efektivët e RENEAS kanë rrethuar vendin ku fshihej 52 vjeçari dhe i kanë bërë thirrje të dorëzohej, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohej, ku në dorë mbante edhe një armë.

Efektivët kanë qëlluar me armë në drejtim të tij për të mos e lënë të largohej, ndërsa më pas i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se Ardjan Narkaj është dënuar me 21 vite burg për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat RENEA, në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Bratosh”.

Në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” Bratosh, Malësi e Madhe, forcat speciale RENEA kanë rrethuar vendin (stan bagëtish) ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar.

Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet. Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë. 

52 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga Renea dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen veprimet hetimore.

Shtetasi Ardian Narkaj ishte në kërkim, i dënuar me 21 vite burgim për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, ku janë varë me armë zjarri shtetasit T. U. dhe Gj. Sh.

Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 21 vite burg për veprat penale “Vrasja  rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img