Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia njoftim ZYRTAR për operacionin në Vlorë: Janë lëshuar 41 urdhër-arreste, 37 u ekzekutuan, 4 persona në kërkim; Sekuestrohet drogë dhe armë

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni ne Vlore, pamje nga Policia

27 persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të madh anti-drogë që ka përfshirë gjithë qarkun. 4 persona janë shpallur në kërkim, 5 janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe 5 në masën e sigurisë ”Detyrim për paraqitje”.

Operacioni është finalizuar sot, pas një hetimi 6-mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.  Ai është shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë, për kapjen dhe ndalimin e 41 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Operacioni pas një hetimi 6-mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.  Operacioni i shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë, për kapjen dhe ndalimin e 41 personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, forcën e posaçme “Shqiponjat”, Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Himarë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hapësira”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

M. B., 56 vjeç, banues në Vlorë;

A. J., 60 vjeç, banues në Vlorë;

Sh. I., 64 vjeç, banues në Vlorë;

D. T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë;

I. H., 63 vjeç, banues në Vlorë;

M. M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;

B. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;

E. G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;

S. L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

B. R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

Xh. Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

H. Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

A. D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër;

M. D., 29 vjeç banues në Fier.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

G. K., 69 vjeç, banues në Vlorë;

P. Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;

B. D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;

E. M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

D. GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

K. GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

O. Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;

P. M., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

G. N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

E. GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;

A. GJ., 44 vjeç banues në Vlorë;

K. Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;

R. H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

H. B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;

R. D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër;

M. R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër;

P. C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë.

I. GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë "Detyrim për paraqitje", për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit:

S. F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë;

H. Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht;

V. L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;

Ç. F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;

A. B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit:

A. GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;

A. J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë;

L. GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë;

M. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në 41 banesa.

Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike canabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar pa kompromis veprimtarinë kriminale, ndaj fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, duke u garantuar reagim të shpejtë profesional e anonimat të sigurt për qytetarët”, njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.