Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Policia njoftim zyrtar për ngjarjen në Vaqarr: Përfaqësuesi i PD Florenc Hoxha i bllokoi rrugën makinës që kishte ushqime për IFTAR, mendonin se ishte e PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Florenc Hoxha, përfaqësues i Partisë Demokratike procedohet penalisht nga Policia e Tiranës, pasi pasditen e djeshme i ka bllokuar rrugën një makine me ushqime në Vaqarr dhe ka rrahur shoferin, duke pretenduar se ushqimet po shpërndaheshin për vota nga PS.

Sipas njoftimit, shtetasi Bledar Goga ka telefonuar Policinë pasi Florenc Hoxha dhe persona të tjerë i kishin bllokuar rrugën, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës.

Blutë e Tiranës sqrojnë se këto ushqime ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë. Edhe më herët, newsbomb.al raportoi se ndihmat e bllokuara dje nga PD me pretendimin se po shpërndaheshin nga PS për vota, kur në fakt ushqimet ishin dhuruar për iftar nga një organizatë bamirëse, për besimtarët myslimanë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

1- Lexo edhe: SKANDALI i Partisë Demokratike/ Ndaluan makinën me ushqime në Vaqarr dhe thanë se ishte për VOTA, ushqimet ishin për iftar

2- Lexo edhe: Ndaloi makinën me ushqime për iftar dhe rrahu shoferin, mendonte se ishte e PS, Policia procedon Florenc Hoxhën

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img