Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Policia njoftim zyrtar për ngjarjen në Korçë: 33 vjeçari dyshohet se është vetëplagosur, ka marrë një plumb në fundshpinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka dalë me një reagim zyrtar për ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Korçë, ku u raportua për një person të plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, dyshohet se 33 vjeçari është vetëplagosur dhe ka marrë një plumb në fundshpinë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 11.05.2021, rreth orës 22:40, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img