Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Policia njoftim zyrtar për avionin e rrëzuar: Nuk gjetëm gjë të paligjshme brenda, mjeti s’kishte as dokumente. Po punojmë për të përcaktuar itenerarin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avioni që u rrëzua dje në Kelmend nuk kishte brenda asgjë të paligjshme. Të paktën kështu konfirmon zyrtarisht Policia e Shkodrës, pas mbërritjes në vendngjarje. Madje, sipas uniformave blu, mjeti fluturues nuk kishte as dokumente të origjinës dhe identifikimi.

Ndërkohë, një prej barinjve të zonës që është afruar i pari në vendin ku ka rënë avioni, në Kelmend, është shprehur se atu ka shkuar menjëherë një fuoristradë e bardhë dhe për rreth 45 minuta, “diçka” kanë ngarkuar nga avioni në makinë.

Njofton Policia e Shkodrës:

Më datë 04.10.2021, në orën 12:30, në sallën operative të Komisariatit të Malësisë së Madhe, Shkodër, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Velipojë, Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, bashkia Malësia e Madhe, ishte rrezuar një avion sportiv.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në drejtim të adresës së dhënë u nisën shërbimet e Policisë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për të verifikuar informacionin, si dhe u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se në vijë ajrore  rreth 800 m nga kufiri me Malin e Zi,  është konstatuar i rrëzuar dhe i dëmtuar një avion sportiv dyvendësh, ngjyrë gri, me gjatësi 6 m, gjerësi 10.5 m (nga skaji i njërit krah te tjetri), gjatësi të krahut 4.7 m dhe gjerësi të kabinës 1.1 m., në të cilin nuk u gjendën shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga grupi hetimor në brendësi të avionit nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.  

Në bashkëpunim dhe me vendet fqinje, Mali i Zi dhe Kosovë, po punohet për përcaktimin e itinerarit të fluturimit që ka ndjekur ky avion, identifikimin e pilotëve dhe të personave të tjerë të përfshirë. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet hetimore për identifikimin e automjetit që ka marrë dhe larguar pilotët nga vendngjarja, si dhe për përcaktimin e shkaqeve të rënies së avionit.

Më shumë


spot_img









spot_img