Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia njoftim për kokainën në Portin e Durrësit: Në kontenierin me banane janë zbuluar 14 pako me drogë, 2 persona janë shoqëruar

Shkruar nga Newsbomb
Policia njoftim për kokainën në Portin e Durrësit: Në

Dy persona janë shoqëruar nga Policia e Durrësit për kokainën e kapur sot në Portin e qytetit bregdetar. Nuk dihet ende se çfarë roli kanë këta shtetas, nese janë shoferët e kamionit që shkoi për të tërhequr kontenierin me banane, apo pronarë të kompanisë porositëse.

Paraprakisht, dyshohet për 15 kg kokainë që ishte fshehur mes ngarkesës me banane, por operacioni dhe peshimi i drogës vijon ende, ndaj sasia nuk është e përcaktuar. Blutë e Durrësit thonë se deri tani kanë zbuluar 14 pako me kokainë.

Pas peshimit rezultoi 11.6 kg kokainë.

Port, Durrës /Informacion paraprak

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit,  evidenton dhe sekuestron deri në këto momente 14 pako me lëndë  narkotike të dyshuar kokainë.

Shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dy persona.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara,  bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca  permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga  kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari të një firme në  Shqipëri.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushra me lëndë narkotike të dyshuar kokainë . Kontrolli vijon.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona  për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon  veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll