Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia në të gjithë vendin merr sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Shkruar nga Newsbomb
Policia në të gjithë vendin merr sot dozën e dytë

Punonjësit e Policisë së Shtetit kani nisur sot të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Tani me dozën e dytë ata do të jenë të mbrojtur nga virusi.

“Nisi sot faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, për marrjen e dozës së dytë të vaksinës.

Brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marin dozën e dytë të vaksinës.

Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19,” njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.