Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

“Policia! Në Roskovec ‘full’ me hashash”, efektivët shkojnë dhe postojnë video nga vendngjarja, ja çfarë gjetën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një qytetar bën me dije policia, ka denoncuar dy herë se në një zonë të fshatit Suk të Roskovecit është mbjellë shumë drogë e llojit kanabis sativa.

Madje në videot e publikuara nga ai në rrjete sociale pretendohet se aty janë mbjellë bimë narkotike. Mirëpo efektivët kanë shkuar në vendin ku pretendohet se janë mbjellë bimë narkotike dhe e vetmja gjë që kanë gjetur kanë qenë prodhime bujqësore.

Ata kanë bërë dy herë kontrollin e territorit dhe nuk kanë gjetur asgjë që mund të vlerësohej si kanabis sativa.

Njoftimi i policisë

DVP Fier Sqarim/

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku një qytetar pretendon se në fshatin Suk, Roskovec, janë mbjellë bimë narkotike cannabis sativa, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin permanent të territorit në të gjithë qarkun Fier me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, falë edhe mbështetjes dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët.

Shërbimet e Policisë kanë kryer jo njëherë por disa herë kontrolle në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka të shfaqura në video, janë të kultivuara prodhime bujqësore. Duke vlerësuar vidion e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Policisë kanë bërë përsëri kontrollin e territorit në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka janë të kultivuara prodhime bujqësore.

Për sa i përket pretendimit të qytetarit se e ka denonuar dy herë këtë rast në Komisariatin Dixhital, sqarojmë se pasi janë bërë verifikimet nga shërbimet e Policisë për informacionin e dhënë, qytetarit i është kthyer përgjigje nga Komisariati Dixhital. DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Më shumë

spot_img