Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Policia në gatishmëri për festa, bllokon në Portin e Durrësit fishekzjarret “me fuqi të lartë shpërthyese”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person është proceduar penalisht nga Policia pasi ka tentuar të fusë nëpërmjet Portit të Durrësit dy kuti me qindra fishekzjarre, me fuqi të lartë shpërthyese. Duke qenë se Policia ka kaluar në gatishmëri për festa, lëndët piroteknike janë ndër lëndët e ndaluara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin B. P. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore rë kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë personat që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.

Më shumë




spot_img








spot_img