Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia në aksion me dorë të fortë, gjoba dhe pezullime patentash në kryeqytet

Shkruar nga Newsbomb
Policia në aksion me dorë të fortë, gjoba dhe pezullime

Gjatë fundjavës Policia Rrugore në Tiranë ka arrestuar 10 drejtues automjetesh pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa lejen drejtimi.

Tre persona janë proceduar penalisht pasi nuk I janë bindur urdhërit të ofeicerit të policisë, ndërsa një tjetër për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, një 20-vjeçar është kapur në flagrancë për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund.

Njoftimi i plotë I Policisë:

Tiranë

Nisur nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, nëpërmjet telefonatave dhe raportimeve në aplikacionet e dedikuara për ankesat e tyre, Policia Rrugore e kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka shtuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve që manifestojnë sjellje agresive gjatë përdorimit të rrugës dhe shkaktojnë zhurma shqetësuese me mënyrën e përdorimit të mjetit. Paralelisht janë ushtruar kontrolle edhe për shkelje të tjera që janë rrezik për sigurinë rrugore dhe atë publike.

Nga patrullimet ndaluese me përzgjedhje, nga rrugorët e kryeqytetit janë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara nga mjetet e luksit. Gjatë këtyre kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi me iniciale E. M., 20 vjeç, i cili është ndaluar për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund.

Gjithashtu jane konstatuar dhe:

? Janë arrestuar 10 drejtues automjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

? Janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë;

? Është proceduar penalisht 1 drejtues mjeti, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

? Janë proceduar administrativisht, për gara shpejtësie dhe mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara, 32 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese të shkaktuara nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 18 drejtues automjetesh sportive;

? Janë proceduar administrativisht, për errësim të xhamit parapritës, 27 drejtues mjetesh;

? Janë proceduar administrativisht 546 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

? Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

? Janë proceduar administrativisht 1410 automjete të ndryshme, për qendrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.