Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia ndërhyn në Marikaj dhe kap shitësit e kokainës, 23 vjeçari që do blinte 1 kg "të bardhë" ja fut vrapit (EMRAT-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Policia ndërhyn në Marikaj dhe kap shitësit e kokainës, 23
Dy persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës me 1 kg kokainë nga Policia e Tiranës. Efektivët kanë ndërhyrë gjatë momentit që po bëhej shkëmbimi i drogës në Marikaj dhe kanë arrestuar dy shitësit, ndërkohë që blerësi është larguar me vrap. - Sokol Gjeci, 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe Albert Cenaj, 42 vjeç, banues në Shijak. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç. "Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale", njofton Policia.

Njoftimi i plotë i Bluve të Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ”Ëhite pack", si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: - Sokol Gjeci, 54 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe Albert Cenaj, 42 vjeç, banues në Shijak. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 23 vjeç.   Shërbimet e Policisë kanë evidentuar, në Marikaj, shtetasit e arrestuar S. Gj. dhe A. C., duke i dhënë pakon me rreth 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 23-vjeçarit që sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, është larguar me vrap. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakoja me 1 kg e 30 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete, një peshore mekanike, një aparat celular dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e 23-vjeçarit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese