Hapësire reklamuese

Rajoni

Policia ndalon taksistin, në sediljen e pasme gjen gruan e vdekur të mbështjellë me çarçaf

Shkruar nga Newsbomb
Policia ndalon taksistin, në sediljen e pasme gjen gruan e vdekur të

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur, në Greqi, ku një burrë është ndaluar nga policia dhe në sediljen e pasme të mjetit gjetën një grua të vdekur.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së djeshme ku gjatë një postoblloku të ngritur policët ndaluan një taksi dhe gjatë kontrollit të ushtruar zbuluan se në sediljen e pasme, ishte një grua e moshuar e vdekur e mbështjellë me një çarçaf.

Burime policore thonë se nga vëzhgimet paraprake nuk ka shenja të veprimtarisë kriminale, por ka nisur një hetim për faktin se si gruaja u gjet e pajetë në një taksi.

Gjatë dëshmisë së dhënë shoferi i kishte thënë policisë se ishte nisur nga fshati Gravia në Fokida dhe se ai ishte i afërmi i gruas së moshuar.

Mediat greke shkruajnë se gjithçka ka filluar kur e moshuara kishte shkuar të vizitonte të bijën në Fokida,ku fatkeqësisht humbi dhe jetën. Duke qenë se vajza e pa se çmimet e ofruara nga zyrat e varrimit ishin të larta, ajo vendosi që truin e pajetë të nënës së saj ta transportonte drejt Arcadias me taksi.

Shoferi i taksisë dhe vajza e të ndjerës u dërguan në komisariatin e Tebës ku u ngrit një çështje kundër tyre, ndërsa trupi u mor nga një shtëpi funerale për t’u dërguar në morg, në mënyrë që të kryhet një autopsi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.