Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia ndalon shoferin e “Audi A6” në Lezhë për kontroll rutinë por ai e kundërshton. I gjendet drogë dhe arrestohet

Shkruar nga Newsbomb

Kundërshton punonjësin e policisë , ( drejtuesi i mjetit) gjatë kontrollit i gjenden 417,6 gr lëndë bimore e dyshuar Cannabis Sattiva, arrestohet në flagrancë autori.

Gjithashtu fillon procedimi penal në gjendje të lirë ndaj një shtetasi tjetër (pasagjer në makinë)  për mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë

Sipas policisë, më datë 06.06.2016 , tek kryqëzimi i Shënkollit në superstradë,  mjetit Audi A 6  që drejtohej nga shtetasi Gjon Martinaj, me pasagjer shettasi Gj. M.  i është bërë shenjë ndalimi nga punonjësi i policisë rrugore.

 Pasi është ndaluar, punonjësi i policisë rrugore i  ka komunikuar masën administrative drejtuesit të mjetit për sinjalistikë i cili ka kundërshtuar masën e vendosur duke tentuar ti marrë bllokun e gjobave punonjësit të policisë.

 Ndërkohë edhe pasagjeri shtetasi Gj.P. ka dalë nga mjeti dhe nuk i është bindur punonjesit të policisë për tu futur në mjet.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjon Martinaj, banues në Patok Kurbin, i janë gjetur 417,6 gr lëndë bimore e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Shtetasi Gjon Martinaj, 23 vjeç, banues në Patok,  është arrestuar në flagrancë për veprat penale"  Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik"  dhe  "Prodhim dhe shitja e narkotikëve"  parashikuar nga nenet 236/1 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Policia bën me dije se gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Gj.M. 56 vjeç,  për veprën penale " Mosbindja ndaj urdhërit të  punonjësit të policisë së rendit publik "  parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.