Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia ndalon 53 vjeçarin në Gjirokastër, akuzohet se ka përdhunuar një vajzë disa herë, 16 vjeçarja ndodhet në spital

Shkruar nga Newsbomb
Policia ndalon 53 vjeçarin në Gjirokastër, akuzohet se ka

Një 53 vjeçar është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës pasi, akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 16 vjeçe. E reja ndodhet aktualisht në spitalin "Omer Nishani".

"Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme", njofton Policia.  

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll