Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia ndalon 24 vjeçarin nga Përmeti, përndiqte vazhdimisht një vajzë 14 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Policia ndalon 24 vjeçarin nga Përmeti, përndiqte vazhdimisht

Një 24 vjeçar nga Përmeti është ndaluar nga Policia dhe akuzohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një vahzë 14 vjeçe. Materialet në ngarkim të tij, i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtjeshme hetimore.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale "Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 14 vjeçe.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Z. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Qarkut Gjirokastër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese