Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Policia mësyn në dy lokale në Durrës, procedon Noizyn dhe i vendos 10 milionë lekë gjobë (ZBULOHET ARSYEJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka proceduar mbrëmë dy persona, Indrit Detin dhe Rigels Rajkun (Noizy), pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës së lejuar.

Ata janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Dy administratorë lokalesh janë gjobitur me nga 10 milionë lekë edhe në Shëngjin të Lezhës, pasi ushtronin aktivitetin pas orës së lejuar për muzikën.

Shëngjin, Lezhë

U konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, ndëshkohen me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Shëngjin Lezhë, 2 subjekte që po vijonin organizimin e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit P. S., banues në Tiranë dhe G. U.,banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Më shumë

spot_img
spot_img