Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
39 °
Mër
40 °
Enj
33 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Policia me sytë nga OSHEE, eksperti: Mund të ndihmojnë në zbulimin e ‘shtëpive të barit’ në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në pamundësi për të shkuar në Londër, duket se shqiptarët që kërkojnë të bëjnë para të shpejtë e kanë marrë “copy-paste” këtë praktikë dhe e kanë përshtatur në Tiranë, ndoshta edhe në qyteta të tjera.

Kujtojmë rastin e Ervin Shametajt në kryeqytet që kishte marrë me qira një apartament dhe e kishte kthyer në shtëpi bari. Shametaj nuk punoi i vetëm, por bashkë me tre bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët po ashtu janë prangosur nga policia.

Thuhet se pjesa më e kërkuar është zona e Selitës së Vjetër dhe Kopshti Botanik, por dhe Astiri. Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuça, thotë për Report Tv se është një model i ardhur nga Spanja dhe Anglia dhe nga grupi kriminale të mirë financuara.

Ndërkohë OSHEE, që prej kohësh ka marrëveshje për evidentimin e rasteve të dyshimta të humbjeve në rrjet. Burime nga OSHEE thanë për Report Tv, se çdo fund muaji, operatorët kryejnë inspektime në terren, nga të cilat është lehtësisht e dallueshme vjedhja e energjisë elektrike, duke evidentuar edhe abonentin abuzues.

Në këto raste njoftohet policia, e cila më tej kryen kontrolle për të zbuluar nëse pas vjedhjes së energjisë fshihet tjetër vepër penale, siç mund të jetë ajo e kultivimit të kanabisit me llampa.

Lexo edhe: Fermë kanabisi te Kodra e Diellit në Tiranë, arrestohen katër persona, si ra policia në gjurmët e tyre (EMRAT)

Më shumë

spot_img
spot_img