Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Policia me dorë të hekurt në Fier, u ‘prish’ dasmat 4 pronarëve, ‘kërcet’ gjoba 10 milionëshe

spot_img

Lajme të ngjashëm

edba6158785a2210ae74a035e4c5d710

Policia ka ndëshkuar me gjobë 4 lokale në Fier, që organizuan dasma kundër rregullave të Covid.

Gjobë 1.000.000 lekë, kanë marrë administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetet në kundërshtim me Aktin Normativ.

“Policia e Fierit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, administratorët e katër restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar katër restorante në të cilët ishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur administratorëve të këtyre subjekteve, shtetasve R. N., A. T., V. P. dhe K. K., masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Fierit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19″, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img