Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Policia ‘me dorë të hekurt’, bën namin me gjoba, ndëshkohen 1766 shoferë për shkeljen e rregullave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ae49933d6d3b9fb2ebc7770477762c54

Vijon ndëshkimi i shoferëve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, 2 prej të cilëve ishin të dehur, ndërsa 2 të tjerë lëviznin pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 49 patenta, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia ka vendosur 1766 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Parandalimi i aksidenteve rrugore, intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera, radarë e alkooltestues.

Evidentohen dhe ndëshkohen 1766 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 4 drejtues mjetesh, dy prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

  • Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 1766 masa administrative, nga këto:

?549 masa administrative për parakalime të gabuara.

?367 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?468 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

?267 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?94 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

?21 masa për shkelje të semaforit.

??♀apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. 

#MosUbejStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Më shumë

spot_img
spot_img