Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia me “dorë të hekurt”, arrestohen 12 shoferë në Durrës dhe pezullohen 61 patenta

Shkruar nga Newsbomb
Policia me “dorë të hekurt”, arrestohen 12 shoferë

Policia e Qarkullimit Rrugor në Durrës ka bërë me dije se vijojnë kontrollet në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave gjatë dy javëve të fundit janë arrestuar 12 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit, ndërkohë një shtetas tjetër është ndaluar për veprëm penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar gjithsej 61 leje drejtimi nga të cilat 10 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 51 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu janë vendosur 78  masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, 396 masa për parakalim të gabuar dhe 45 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërkohë, Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe për këmbësorët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Plotë i Policisë së Durrësit:

?Rrespekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore, jo vetëm për menaxhimin e trafikut, por dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, bëjnë parakalime të gabuara ose drejtojnë mjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 1 shtetas tjetër për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.  

• Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga këto 10 për pije alkoolike dhe 51 për shpejtësi tej normave të lejuara;

•Janë vendosur 78 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;

•396 masa administrative për parakalime të gabuara;

•45 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, si dhe për këmbësorët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

#KujdesiTëRuanTydheTëTjerët

#PoliciaAleatiYtPërSiguri

#BashkëpunoEdheTi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu