Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
61 %
3.1kmh
100 %
Enj
8 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Policia ‘mbush me gjoba’ mijëra qytetarë të pabindur, e pësojnë me nga 10 MILIONË lekë dhe 7 biznese (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3363e3f5003fae0c120e4dbbf51333bb

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit, ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1289 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Autoritetet kanë ndëshkuar me masë administrative dhe 344 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse. 

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Duke filluar nga dita e sotme, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.

Në zbatim të masave kufizuese, Policia e Shtetit do vijojë intensivisht kontrollet dhe apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes së aktivitetit, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img