Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia mbërrin në Fushë Krujë, shpërthim me tritol në një shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Policia mbërrin në Fushë Krujë, shpërthim me tritol

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes edhe në Fushë Krujë. Pas ngjarjes në Lushnjë, ku makina e një tregtari u hodh në erë me lëndë plasëse teksa qëndronte e parkuar para shtëpisë, një ngjarje e dytë raportohet në lagjen "Magaze".

Policia bën me dije se në oborrin e shtëpisë së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël tritoli, e cila shkaktuar dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

"Rreth orës 22:40, në lagjen "Magaze", Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë  plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla  materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thuhet në njoftimin për media të Policisë së Shtetit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.