Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Policia maqedonase arreston 3 shtetas shqiptarë, trafikonin sende me vlerë

Lajme të ngjashëm

Tre shtetas të Shqipërisë janë arrestuar nga policia maqedonase pas një tentative për të trafikuar monedha, stoli, orë dore dhe valuta të huaja, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. Arrestimi i tre të rinjve shqiptarë, A.G., i moshës 34 vjeç, B.G., 27 vjeç dhe bashkëmoshatarit të tij me inicialet A.B. ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së dielës, raporton Ina. Sipas të dhënave zyrtare, treshja mbrëmjen e së dielës, me një veturë të markës Ford Fokus, me targa italiane, ka mbërritur në pikën kufitare të Bllacës së Poshtme, duke pasur për qëllim të dalë jashtë territorit të Maqedonisë.

Dyshimet e punonjësve të kësaj pike kanë rezultuar me një kontroll të detajuar të automjetit, brenda të cilit është gjetur një bunker i improvizuar, ku tre të rinjtë kishin fshehur dy qese plastike. Sipas policisë, në njërën qese tre shqiptarët kishin fshehur monedhat dhe gjysmë kilogram stoli të ndryshme, ndërsa në qesen tjetër kishin fshehur mbi tridhjetë ora dore të markave Roleks, Patek Filipe, Omega, Spid Master etj, si dhe valutën e huaj, funtet, lirat turke, dollarët kanadez, australian etj, me një shumë prej një mijë euro.


Më shumë