Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Policia Kriminale u prish tregtinë 3 të rinjve nga Tirana, 30 vjeçari priste në Vishnje dy shokët me “Smartin” plot me mitraloz, automatikë e municione (EMRAT-VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre të rinjë kanë rënë në prangat e Policisë Kriminale në Tiranë, pasi janë kapur duke bërë tregti armësh zjarri. Bazuar në informacionet operative se këtë shtetas merreshin me shit-blerje armësh, Policia ka organizuar operacionin “Armatimi” dhe i ka arrestuar.

Newsbomb.al mëson se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

– Indrit Dumi, 30 vjeç, Mario Çelmeta, 30 vjeç dhe Fabion Dumi, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Operacioni

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 3 shtetas merreshin me shitjen e armëve të zjarrit. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në  fshatin Vishnje, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. 

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Smart” me drejtues shtetasin Fabion Dumi dhe pasagjer shtetasin Mario Çelmeta, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

• 1 armë zjarri mitraloz të lehtë, 2 automatikë, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 3 aparate celular. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti.   

Shtetasi Indrit Dumi i priste 2 shtetasit e tjerë në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img