Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia Kriminale kontrolle të befasishme në rrugët e Elbasanit (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Kapja e personave që lëvizin me armë zjarri dhe rritja e parametrave të sigurisë publike ka nxjerr në rrugë strukturat e Policisë së Elbasanit. Siç shihet nga pamjet, efektivët e kësaj drejtori kanë nisur kontrollet e befasishme për shoferët.

Burimet bëjnë me dije se qëllim është kapja e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Gjithashtu, në terren janë dhe shërbimet e Rrugores, për personat që qarkullojnë me xhama të zinj të pacertifikuar apo nën efektin e alkoolit.

Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun, mëson newsbomb.al. Janë përfshirë Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll