Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia kontrollon shoferin e kamionit në Kakavijë, i gjen mbi 40.000 euro në çantën e dorës (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Policia kontrollon shoferin e kamionit në Kakavijë, i gjen mbi 40.000

Një 30 vjeçar, shofer i një kamioni, është proceduar penalisht nga Policia, pasi nga kontrolli që i është bërë, i janë gjetur në çantën e dorës 41.045 euro. Ai akuzohet për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, një mjet kamion me drejtues shtetasin F. S., 30 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në një çantë dore, 41.045 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i kamionit shtetasi F. S. u procedua penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll