Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Policia kontrollon makinën e bllokuar nga përfaqësuesit e PD në Maqellarë, brenda saj gjenden miliona lekë të fshehura në kroskot (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike ditën e sotme kanë bllokuar një mjet në Maqellarë, pasi dyshojnë se personat brenda saj shpërndajnë para’ në këmbim të votës.

Ata kanë njoftuar policinë, me efektivët që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka filluar kontrollin e makinës.

Në mjet janë gjetur miliona lekë të fshehura në kroskot, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për të blerë votat e qytetarëve të Dibrës. Efektivët kanë bërë inventarin e sendeve të gjetura në mjet, ndërkohë që personat që ishin brenda makinës do të shoqërohen në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Të pranishëm gjatë kontrollit të makinës kanë qenë qindra simpatizantë të Partisë Demokratike, ndërkohë që në vendngjarje kanë qenë kandidatët për deputetë të PD, Luan Haka, i cili denoncoi krimin dhe Xhelal Mziu.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img