Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Policia kontrolle në lagjen ku u vra Mehmet Qema në Tiranë, gjenden pajisje kompjuterike në një banesë dhe grirëse kanabisi, arrestohen dy të rinj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në lagjen “5 Maji”.

Bëhet me dije se janë arrestuar Kristjan Peçi 22-vjeç dhe Evis Zeneli 34-vjeç, pasi gjatë kontrollit në një banesë në lagjen “5 Maji’, policia gjeti disa servera kompjuterikë dhe një lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu në banesën e sipërpërmendur u gjet dhe një pajisje grirëse kanabisi, si dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan prokurorisë së tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Kontrollet në lagjen “5 Maji” janë bërë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi atje, ku u vra Mehmet Qema nga miku i tij Marjus Dema, por që gjatë kontrollëve në lokaline Marjusit u gjetën edhe kompjutera që ishin instaluar për prodhimit të kriptomonedhës Bitcoin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P, 22 vjeç dhe K.Z, 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, njofton policia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img