Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Policia kontrolle masive në Elbasan, masat që janë marrë dhe paralajmërimi (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasan, e mbështetur nga “Shqiponjat” dhe FNSH-ja ka arritur të organizojë kontrolle të rrepta sigurie në ambjente publike, për të bërë të mundur kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje si dhe shkelësit e kodit rrugor.

Sipas një njoftimi, efektivët e policisë kanë arritur të arrestojnë një shtetas për armëmbajtje pa leje, një tjetër për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, si dhe kanë shoqëruar në ambjentet e drejtorisë edhe 8 persona të tjerë për verifikime të mëtejshme.

Policia ka bërë me dije se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme, me qëllim rritjen e sigurisë në qytet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan: Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë.

Kontrolle në rrugë, lokale dhe ambiente, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje, apo që shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrolle edhe në drejtim të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Arrestohet në flagrancë një shtetas për armëmbajtje pa leje, një tjetër për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe shoqërohen 8 persona për verifikim.

Gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, të mbështetura nga “Shqiponjat” dhe FNSH-ja, gjatë kontrollit të ushtruar në disa lokale, nisur dhe nga telefonatat e ardhura nga qytetarët, kanë evidentuar dhe arrestuar shtetasin: Lulzim Cekani, 42 vjeç, banues në Elbasan Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Brigada e XVII Sulmuese”, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me kalibër 9 mm.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë 8 persona. Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, ku gjatë testeve për alkool, 10 drejtuesve te mjeteve, që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, u është tërhequr Leja e Drejtimit, për të dale në OASH. Ndërsa shtetasi Kamber L., 33 vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Kontrolle të tilla do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.


Më shumë