Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Policia kërkonte për drogë 21-vjeçarin shqiptar, hyn në banesë dhe gjen një djalë 5 vjeç, shpall në kërkim një moldave (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2d03a3012bdd8641bfa0065ce43a52c5

Policia greke është befasuar kur ka hyrë me forcë në një shtëpi, dhe ka gjetur në tapetin e kuzhinës një 5-vjeçar duke luajtur me lodra. Autoritetet po kryenin kontroll për drogë dhe nuk e prisnin që të gjenin këtë fëmijë duke luajtur.

Policia mblodhi informacion në lidhje me një 21-vjeçar shqiptar, i cili po trafikonte kokainë, me qendër të Patissia. Për disa ditë ata monitoruan lëvizjet dhe itineraret e tij dhe zbuluan se ai kishte një itinerar të fiksuar nga një ndërtesë apartamentesh në rrugën “Knossos”, shumë afër sheshit.

Kështu, kur të hënën e kaluar pasdite e panë përsëri duke dalë nga ndërtesa e apartamenteve në rrugën Knossos, në drejtim të Sheshit Kalliga, ata e ndaluan për një kontroll dhe gjetën në xhepat e tij pako me kokainë, me peshë 22 gram.

Ai deklaroi si vendbanim një apartament në katin e katërt të ndërtesës, ku jeton një moldave 20-vjeçare me djalin e saj 5 vjeç. 21-vjeçari shqiptar u dërgua në Prokurori, ndërsa kërkohet edhe e dashura e tij 20-vjeçare nga Moldavia.

Më shumë

spot_img
spot_img