Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia kap 30 vjeçarin nga Kruja duke mbjellë hashash në pyjet e Matit, e arreston dhe shpall në kërkim tre shokët e tij

Shkruar nga Newsbomb
Policia kap 30 vjeçarin nga Kruja duke mbjellë hashash në pyjet

Një 30 vjeçar nga Kruja është arrestuar nga Policia e Matit pasi është kapur duke mbjellë hashash në një zonë të pyllëzuar. Në kërkim janë shpallur dhe tre shtetas të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat u arrestua në flagrancë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", shtetasit J. K., 30 vjeç, banues në  Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në tentativë duke kultivuar fidanë cannabis sativa, në një zonë të pyllzuar në territorin e Bashkisë Mat.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se janë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm dhe tre shtetas të tjerë, dhe konkretisht shtetasit D. K., A. N., I. B., të cilët janë shpallur në kërkim e vijon intensivisht puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.