Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia jep sqarime të tjera për aksidentin e deputetit që shkaktoi një viktimë

Shkruar nga Newsbomb

Policia jep sqarime të tjera për aksidentin ku u përfshi deputeti i PDIU Aqif Rakipi.

Rakipi përplasi me automjetin e tij në autostradën Durrës-Tiranë një kalimtar që sapo kishte zbritur nga një furgon duke e lënë të vdekur në vden. “Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë”, bën me dije policia.

DEKLARATA E PLOTË:

Sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur me përfshirjen e deputetit A.R. :

" Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë  marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes , dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i  alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje , ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar  në cilësinë e provës materiale.

 Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë,  se është e ,do vazhdojë  të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu