Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia jep njoftim të rëndësishëm për qarkullimin në Tiranë, lexoni cilat mjete bllokohen

Shkruar nga Newsbomb

Policia jep sot një njoftim të rëndësishëm për qarkullimin në Tiranë.

Gjatë sezonit turistik veror Maj 2016 - 30 Shtator 2016, Qarku Tiranë përballet me rritje të fluskit të lëvizjes së mjeteve.

Në zbatim të Udhëzimit datë 15.08.2014 të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Udhëzimit datë 15.08.2014 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim zbutjen e  trafikut rrugor, mundësimin e një qarkullimi të sigurtë dhe të rrjedhshëm  të mjeteve në gjatë sezonit turistik veror 2016 kërkohet nga drejtuesit e mjeteve të rënda  të zbatojnë disa rregulla.

- Ndalohet qarkullimi në fundjavë, ditën e Shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00 dhe ditën e Dielë nga ora  12:00 deri në orën 24:00, në segmentet interurbane kryesore dhe në segmentet urbane të Qarkut të Tiranës, për mjetet :

•       e transportit te mallrave  me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7 500 kg

•       me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m,

•       mjetet rrugore apo bujqësore  që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/h

•       mjetet bujqësore dhe teknologjike që kalojnë përmasat kufitare sipas nenit 61 të Kodit Rrugor

•       për kursantët e autoshkollave mësimore

Përjashtohen nga këto kufizime të lëvizjes automjetet që për shkak të kohës dhe rrethanave, vonesat mund të sjellin dëmë të kosiderueshme materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të rënda për zbatimin rigoroz të këtyre rregullave.

Gjithashtu këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk kufizohen nga kjo urdhëresë që për të shmangur trafikun e rënduar si pasojë e sezonit turistik të përdorin edhe rrugët:

•       Tiranë - Ndroq - Plepa

•       Tiranë - Kamëz - Fushë Krujë

•       Rrugët dytësore të Autostradës Tiranë - Vorë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.