Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Policia jep informacion për vrasjen në Elbasan: Madrit Ulqinaku doli nga lokali dhe u qëllua me pistoletë nga një 20 vjeçar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Madrit Ulqinaku, rreth 25 vjeç ka mbetur i vdekur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Elbasan pasi është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ai sapo ka dalë nga një lokal në qendër të qytetit, ku sapo kishte konsumuar një kafe, dhe është qëlluar me armë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga newsbomb.al, zona është rrethuar me shirita skenë krimi dhe një person qëndron ende në tokë. Dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit që ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga autori, një 20 vjeçar i identifikuar nga Policia.

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se shtetasi me inicialet K.Sh rreth 20 vjeç, ka qëlluar më armë zjarrin Madrit Ulqinakun duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. I riu autor i ngjarjes është larguar dhe shërbimet policore po punojnë për kapjen e tij.

“Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Elbasanit.

Lexo edhe: Të shtëna me armë zjarri pranë “Elbasan Arena”, raportohet për viktima (Pamje nga vendngjarja)

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img