Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia jep informacion për aksidentin pas mesnate, po ecte në këmbë te Kryeministria, si u përplas për vdekje shefi i GARDËS

Shkruar nga Newsbomb

Aksident fatal pranë kryeministrisë në Tiranë, shkruan neësbomb.al.

Për pasojë ka mbetur i vdekur Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës, Martin Nika, 50 vjeç.

Nika ishte duke ecur në këmbë kur u përplas nga një makinë tip "Volkswagen Passar" me targa AA881JL mbrëmë pas mesnate, fill pasi kishte kishte përfunduar kontrollin për shërbimet e gardës.

Sakaq, është arrestuar shoferi i mjetit Albert Memia, 31 vjeç banues në Tropojë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

- Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N. 50 vjeç., banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu