Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia jep detaje për vdekjen e 50-vjeçarit që tërhoqi zvarrë qenin e tij

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme ka ndërruar jetë 50-vjeçari Faik Përkoxha i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin e një qeni.

Ai u fotografua teksa me makinë po tërhiqte zvarrë qenin e tij, ndërsa pamjet rrëqethëse bënë bujë në rrjetet sociale.

50-vjeçari, ndonëse me banim në Sukth, ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 15:00 në qytetin e Peshkopisë.

Pas vdekjes së tij pati zëra se u vetëvra, por policia sqaron se ai u dërgua në spital pa shenja jete, dhe dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e një infarkti në zemër.

Njoftimi i policisë:

Dibër / informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët shtetasi F. P., rreth 50 vjeç,  banues në Sukth, Durrës, pa shenja jete,  i cili nga hetimet paraprake të kryera  dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infraktit, në banesën e një miku të familjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu