Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Policia jep DETAJE për drogën e kapur sot në Durrës: Janë 143 kg kokainë, u arrestuan dy pronarët e kompanisë së bananeve (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “el mejor”, në kuadër të së cilit u sekuestruan 143 kg lëndë narkotike, kokainë.

Droga ishte e fshehur në një vend të përshtatur në kamionin e ngarkuar me banane. Kompania që kishte porositur ngarkesën është “Masabi fruits”, me pronarë Erjon Peti 42 vjeç dhe Klajdi Xibraku 30 vjeç. Të dy janë arrestuar si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Konteineri deri në momentin që ka mbërritur në Durrës ka ndërruar 4 anije. Konteineri ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë

Njoftimi/ Policia e Shtetit

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta.

Finalizohet operacioni​ policor i koduar “EL MEJOR”.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës.

Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut.

Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “EL MEJOR”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img