Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia jep detaje nga operacioni në Elbasan, çfarë i gjetën në shtëpi 33 vjeçarit të arrestuar që në 2018-ën dhunoi Shefin e Policisë (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Foto nga operacioni

Policia zbardh detaje nga operacioni i zhvilluar në Elbasan ku ka rënë në pranga Ervis Daka, 33 vjeç, një emër i njohur për policinë.

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 33 vjeçarit, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Kujtojmë se në vitin 2018 Ervis Daka dhe vëllai i tij Mehmet Daka kanë goditur shefin e policisë së Elbasanit me iniciale A.M.

DETAJE nga policia: Finalizohet operacioni policor i koduar "Shënkoll".

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Forcat Speciale RENEA, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen tri armë zjarri, silenciator, municion luftarak dhe jelek antiplumb.

Vihet në pranga 1 person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve ndaj personit.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për kontrollin e personave me precedent dhe të dyshuar për armëmbajtje pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Shënkoll".

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit  E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll