Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Policia iu fut në shtëpi, e ëma shpërtheu në lot, momenti kur Sokol Bode u vu në pranga, ja çfarë kërkoi ai

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja mësohen nga arrestimi i Sokol Bodes, ish-shefi i postës kufitare të Dhërmiut i dënuar me 12 vite burg për bashkëpunim në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.

Siç u bë me dije dhe më herët Bode u arrestua në qytetin e Beratit. Burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e arrestimit ai ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë që të ndahej me prindërit dhe vëllain me aftësi të veçanta. Ai është arrestuar rreth orës 21:25 dhe në momenti ne arrestimit ai është gjetur i shtrirë në divanin e sallonit dhe nuk ka bërë rezistencë.

Kanë qenë pikërisht forcat operacionale të DVP Berat ata që kanë hyrë në banesën dy katëshe ku jetonte Bode dhe në ndihmë të tyre kanë qenë edhe efektivë të forcave Shqiponja.

Në momentin që policia u fut në banesë, nëna e Bodes ka shpërthyer në lot ndërsa ai e ka qetësuar duke i thënë “Qetësohu se kjo dihej.”

Burimet policore bëjnë me dije se përpara se të hipte në furgonin e policisë, Bode ka kërkuar 2 minuta kohë të ndahej me familjen dhe vëllain e tij me aftësi të kufizuara,që ndodhej në rrugën jashtë banesës.

Bode ishte i vetmi mes tre shefave të policisë që ndodhej në kërkim, pasi Gjergj Kohila dhe Jaed Çela janë vetëdorëzuan më parë dhe po kryejnë dënimet, përkatësisht me 8 dhe 3 vite burg.

Ndërsa Sokol Bode kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku besohet se ka qëndruar që kur u shpall në kërkim në vitin 2017.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img