Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Policia italiane shkatërron rrjetin e shpërndarësve të drogës, tre shqiptarë, mes tyre një femër (Foto-Emrat)

Shkruar nga Newsbomb
Policia italiane shkatërron rrjetin e shpërndarësve të
E arrestuara nga policia e Padoves, Brisilda Ahmetaj

Skuadra e Gatshme e Policisë së Padovës, me anë të një operacioni blic, shkatërroi një rrjet të shpërndarjes së drogërave, duke arrestuar tre shtetas shqiptarë, mes tyre edhe një femër, si dhe një shtetas tunizian. 

Hetimet për këtë rrjet shpërndarësish, kishte filluar nga policia e Padovës që në prillin e kaluar, duke u mbështetur edhe tek përgjimet operative dhe të tabulateve telefonike, duke zbuluar kështu aktivitetin e paligjshëm të rrjetit kriminal. 

MEZINI-Elvis.jpg

Gjatë bastisjes së banesës së shtetasit shqiptar Altin Leka në Ponte San Nocolo, u konfiskuan nga policia e Padovës  objektet të përshtatshme për paketimin e drogës dhe shumën prej 5000 euro të ardhura nga aktiviteti i veprimtarisë ilegale. Të njëjtit shtetas, iu konfiskuan gjithashtu dy karikatorë  9x21 plumba dhe një pistoletë e tipit ‘Glock’. Shtetasit shqiptar A. Leka iu ngarkua edhe akuza për posedim ilegal të municioneve.  

Personat e arrestuar janë  Altin Leka , i lindur më 16/7/1982 në Tiranë (Shqipëri), me banim në Vercelli, Brisilda Ahmetaj, e lindur më 28/5/1988 në Shqipëri, me banim në Vercelli, Elvis Mezini, i lindur më 30/7/1983 në Shqipëri me banim në Ponte San Nicolo, si dhe shtetasi tunisian Taieb Sgaier i njohur me pseudonimin ‘Toni’, i lindur më 23.1.1969.   

LEKA-Altin.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll