Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
30 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Policia Italiane: Imamët Hysa e Balla rekrutojnë ende terroristë për Sirinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Italiane dyshon se imamët Bujar Hysa dhe Genci Ballaj janë në ende krye të një grupi terrorist që rekruton luftëtarë për shtetin Islamik  ku pasi mbahen disa kohë në Itali, dërgohen më pas në Siri përmes Turqisë.

Dyshohet se dy imamët e vetëshpallur, Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët janë arrestuar që në marsin e vitit të kaluar me akuzën e rekrutimit të luftëtarëve për t’i dërguar në Siri, kanë vazhduar aktivitetin e tyre edhe në ambjentet e burgut.

Dy imamët e vetëshpallur janë të dyshuarit kryesorë edhe nga fakti se janë zbuluar lidhjet dhe kontaktet që kanë këta persona me financues brenda vendit por edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Financuesit i kanë ndihmuar imamët në krjimin e kushteve për rekrutimin e luftëtarëvë për në Siri.

Kështu policia Italiane ka hedhur dyshime të forta se në Shqipëri ekziston ende një celulë e mirëorganizuar që shërben për rekrutimin e xhihadistëve për të luftuar në shtetin islamik të ISIS-it.

Të dhënat kanë dalë nga takimet e bëra midis Policisë së Shtetit me Interpolin dhe Policinë Italiane, të cilat kanë vënë në lëvizje Policinë Shqiptare.

Në ditët në vazhdim Policia Shqiptare pritet që të kryejë verifikime të personave që kanë pasur kontakt me dy imamët e vetëshpallur gjatë kohës kur këta kanë qenë në qelinë e burgut.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img